BOTA, 20 Mars 2024, 11:20

Trupa të NATO-s në Ukrainë? Kuleba: Ne kemi mjaftueshëm ushtarë, duam vetëm municione

Trupa të NATO-s në Ukrainë? Kuleba: Ne kemi mjaftueshëm

"Kur Macron foli për dërgimin e trupave në Ukrainë, udhëheqësit evropianë i zuri paniku.

Macron nënkuptoi se ekzistonte mundësia e trajnimit të ushtarëve ukrainas drejtpërdrejt në Ukrainë, dhe jo jashtë siç po ndodh tani."

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë një takimi me një grup mediash ndërkombëtare. 

“Ne kurrë nuk kemi kërkuar burra dhe trupa luftarake, ne jemi krenarë për ushtarët tanë”, vijoi ai, duke nënvizuar se forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë vendin nga pushtuesi rus përgjatë një fronti aktiv prej 1200 kilometrash duke shtuar se ajo që ka nevojë Ukraina janë municionet.