BOTA, 13 Shkurt 2026, 21:45

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të

Presidenti amerikan, Donald Trump i bëri sot thirrje homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë përpara një raundi të ri negociatash javën e ardhshme.

“Zelensky do të duhet të veprojë. Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe Zelensky do të duhet të veprojë. Përndryshe, ai do të humbasë një mundësi shumë të mirë”, u tha presidenti amerikan gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë në Uashington.

Donald Trump konfirmoi edhe se do të udhëtonte për në Venezuelë, pa specifikuar datën e vizitës.

“Do të shkoj në Venezuelë, por nuk kemi vendosur se kur’’, u tha presidenti amerikan gazetarëve.