TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se vendimi për të ulur tensionet me Iranin ishte marrë ekskluzivisht prej tij, duke mohuar se ishte ndikuar nga ndërmjetësimet e vendeve arabe apo Izraelit.
“Askush nuk më bindi, u binda vetë,” tha Trump, duke shtuar se ai vlerëson vendimin e Teheranit për të anuluar, sipas tij, “800 ekzekutime”. Ai nuk sqaroi më tej lidhur me deklaratat e tij të mëparshme për mbështetjen ndaj protestuesve iranianë, të cilën kishte thënë se “është rrugës”.
Duke u pyetur për Groenlandën, Trump theksoi rëndësinë strategjike të ishullit arktik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Ai paralajmëroi se mungesa e bashkëpunimit të NATO-s do të krijonte një boshllëk strategjik, por siguroi se ushtria amerikane, “më e fuqishmja në botë”, po bëhet edhe më e fortë.
Presidenti u ndal gjithashtu te çështjet ndërkombëtare në Amerikën Latine. Ai komentoi gjestin e opozitares venezueliane Maria Corina Machado, e cila i ofroi Çmimin Nobel, duke e konsideruar si shumë të sjellshëm dhe duke vlerësuar rolin e saj në shmangien e konflikteve.
Sa i përket bashkëpunimit me Delcy Rodríguez dhe situatës në Venezuelë, Trump dha një përgjigje të paqartë, duke përmendur Irakun si shembull dhe duke paralajmëruar pasojat e shpërbërjes së strukturave shtetërore. Megjithatë, ai përsëriti vlerësimin për Machado, duke e cilësuar një figurë mbresëlënëse dhe të jashtëzakonshme, me të cilën pritet të ketë kontakte edhe në të ardhmen.