TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë të fortë të premten, duke pretenduar se përdorimi i pajisjes së firmosjes automatike (autopen) nga administrata e mëparshme Biden ka qenë “i paligjshëm”. Ai njoftoi se po anulon të gjitha urdhrat ekzekutivë dhe dokumentet që, sipas tij, nuk mbajnë firmën fizike të Joe Biden.
Trump deklaroi se autopen “nuk lejohet të përdoret pa miratimin e qartë të presidentit të SHBA”, duke akuzuar “të majtën radikale rreth Zyrës Ovale” se “i mori presidencën Biden-it”.
Në vijim të deklaratës, Trump tha:
“Po anuloj të gjitha urdhrat ekzekutivë dhe çdo dokument tjetër që nuk është firmosur drejtpërdrejt nga Joe Biden, sepse ata që përdorën autopen-in e bënë këtë në mënyrë të paligjshme.”
Ai shtoi gjithashtu se Biden “nuk ka patur asnjë rol në procesin e autopen-it” dhe paralajmëroi se nëse ish-presidenti deklaron të kundërtën, “do të përballet me akuza për dëshmi të rreme”.
Deklarata e Trump pritet të shkaktojë debat të gjerë në Uashington, pasi përdorimi i autopen është praktikë e njohur dhe e miratuar prej vitesh nga presidentë të ndryshëm amerikanë.