BOTA, 12 Mars 2026, 15:22

Trump: SHBA përfitojnë nga rritja e naftës, por Irani është “Perandori e së keqes”! Nuk do t’i lejojmë të kenë armë bërthamore

Trump: SHBA përfitojnë nga rritja e naftës, por Irani

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfitojnë ekonomikisht nga rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, por theksoi se prioriteti i tij kryesor mbetet parandalimi i pajisjes së Iranit me armë bërthamore.

Në një postim të bërë sot në rrjetin social Truth Social, Trump theksoi se SHBA janë prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe, për këtë arsye, përfitojnë financiarisht kur rriten çmimet globale të energjisë.

Megjithatë, ai nënvizoi se shqetësimi i tij kryesor si president është ndalimi i Iranit që të zhvillojë armë bërthamore. Trump e përshkroi Iranin si një “perandori keqdashëse”, duke paralajmëruar se posedimi i armëve të tilla mund të çojë në shkatërrimin e Lindjes së Mesme dhe potencialisht të gjithë botës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë larg prodhuesi më i madh i naftës në botë, kështu që kur çmimet e naftës rriten, ne fitojmë shumë para. Por ajo që më intereson shumë më tepër si president është të ndaloj një perandori keqdashëse, Iranin, nga sigurimi i armëve bërthamore dhe shkatërrimi i Lindjes së Mesme dhe në fakt i gjithë botës. Nuk do ta lejoj kurrë të ndodhë”, shkroi Trump në postimin e tij.