TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka postuar një video të inteligjencës artificiale në të cilën hedh prezantuesin e “The Late Show with Stephen Colbert” në një kosh plehrash. Më pas Trump shihet duke kërcyer.
Videoja, e postuar fillimisht në Truth Social, tregon Colbertin në skenë duke regjistruar episodin e fundit të “The Late Show with Stephen Colbert”. Pastaj, Donald Trump i afrohet nga pas, e kap nga supet dhe e hedh në koshin e plehrave, ndërsa mbyll kapakun. Trump gjithashtu fillon të kërcejë me këngën e tij të preferuar të Village People, “YMCA”.
Përveç vetë presidentit amerikan, llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë e ndau videon në X, me mbishkrimin “Mirupafshim”. Trump të premten shkroi se largimi i Colbert ishte “fillimi i fundit” për prezantuesit e tjerë të emisioneve të vonë të natës, të cilët ai tha se ishin kritikë ndaj tij.
“Të tjerë, me edhe më pak talent, do të vijnë së shpejti” shkroi ai.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 22, 2026