BOTA, 21 Mars 2026, 10:27

Trump: Po shqyrtojmë uljen graduale të operacioneve në Lindjen e Mesme

Trump: Po shqyrtojmë uljen graduale të operacioneve në Lindjen e

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e “uljes graduale të përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme”.

Në një postim në platformën Truth Social, presidenti Trump tha se SHBA-ja është “shumë pranë përmbushjes së objektivave tona” në lidhje me atë që ai e quajti “regjimi terrorist i Iranit”.

Sipas tij, objektivat përfshijnë dobësimin e kapaciteteve raketore të Iranit, shkatërrimin e bazës së industrisë së mbrojtjes, eliminimin e forcave detare dhe ajrore, si dhe parandalimin që Irani të afrohet me kapacitetet bërthamore.

Presudenti Trump theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së aleatëve të SHBA-së në rajon, duke përmendur Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe Bahrejni dhe Kuvajtin, ndër të tjera.

Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa zhvillimet mbeten në vijim.