TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është përgjigjur paralajmërimit të SHBA për t’u tërhequr nga NATO, pasi s’iu bashkua luftës kundër Iranit.
Në një konferencë për mediat, ai u pyet nga gazetarët edhe për këtë deklaratë të presidentit të SHBA, i cili e cilësoi NATO-n si një “tigër prej letre”, kryeministri britanik theksoi se aleancën si më efektiven në të gjithë botën, e cila i ka mbrojtur anëtarët e saj për dekada të tëra.
“NATO është aleanca ushtarake më efektive që bota ka parë ndonjëherë. Na ka mbajtur të sigurt për shumë dekada dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s.”, tha Starmer.
Starmer shtoi se pavarësisht presionit mbi të dhe udhëheqësit e tjerë kombëtarë, ai do ta vendosë interesin kombëtar në vend të parë dhe do ta mbajë vendin larg luftës.
“Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk do të përfshihemi në të. Nuk është në interesin kombëtar. Pavarësisht presionit që do të ushtrohet mbi mua dhe të tjerët, pavarësisht protestave, unë do të veproj në interesin kombëtar britanik në vendimet që marr”, tha Starmer.
Ai gjithashtu vlerësoi rolin e NATO-s, duke e përshkruar si “aleancën ushtarake më efektive nga të gjitha”, duke iu përgjigjur spekulimeve se SHBA-të po shqyrtojnë një tërheqje nga organizata.