BOTA, 21 Maj 2026, 19:17

Trump: Nuk do të lejojmë tarifa në Hormuz, Irani s’do të lejohet të ketë armë bërthamore! Do marrim në kontroll rezervat e uraniumit

Trump: Nuk do të lejojmë tarifa në Hormuz, Irani s’do

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se SHBA-të nuk do të pranojë vendosjen e tarifave në Ngushticën e Hormuzit dhe paralajmëroi se Irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore.

Gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se SHBA synon të marrë nën kontroll rezervat e uraniumit të pasuruar të Iran.

“Do ta marrim. Nuk na duhet dhe nuk e duam. Ndoshta do ta shkatërrojmë pasi ta marrim, por nuk do t’i lejojmë ta kenë”, u shpreh ai para gazetarëve.

Trump shtoi se Uashingtoni do të sigurohet që Irani të mos pajiset me armë bërthamore, duke paralajmëruar edhe masa të ashpra nëse kjo ndodh.

Ai tha gjithashtu se administrata amerikane po shqyrton marrëveshjen mes Iranit dhe Omanit për Ngushticën e Hormuzit, ndërsa theksoi se SHBA ka “kontroll të plotë” mbi këtë rrugë detare strategjike.