BOTA, 23 Mars 2026, 14:04

Trump njoftoi ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, ulet çmimi i naftës

Trump njoftoi ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet e aksioneve janë rimëkëmbur pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi këtë të hënë se SHBA-të dhe Irani kishin zhvilluar bisedime shumë të mira dhe produktive, mbi ndalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Pas njoftimit, çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra fillimisht me 13%, ndërsa indeksi FTSE 100 u rikuperua pasi kishte rënë më shumë se 2% më parë.

Trump theksoi se do “shtynte çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane” për një periudhë pesë-ditore.