TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit hungarez Viktor Orbán, sipas të cilave lideri amerikan kishte premtuar deri në 20 miliardë dollarë mbështetje financiare për Hungarinë.
“Jo, nuk ia premtova, por ai me siguri e kërkoi”, tha Trump për “Politico”.
Në mes të nëntorit, Orbán u tha anëtarëve të delegacionit të tij pas një vizite në Shtëpinë e Bardhë se Hungaria mund të mbështetej në “mburojën financiare” të SHBA-së – në rast të një sulmi spekulativ ose politik nga jashtë.
Ditë më vonë, Orbán përshkroi shumën që shpresonte në një intervistë për kanalin televiziv hungarez ATV.
“Shuma që na nevojitet për stabilitet është 10 deri në 20 miliardë dollarë ose euro, që nga perspektiva amerikane nuk është një shumë e konsiderueshme”, tha kryeministri hungarez.
Muajin e kaluar, Trump i lejoi Hungarisë të vazhdonte importimin e energjisë ruse edhe për një vit – pavarësisht sanksioneve të SHBA-së të vendosura për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Orbán është aleati më i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin në BE-në me 27 vende.
Në intervistën për “Politico”, Trump kërkoi mirëkuptim për situatën e Hungarisë, duke vënë në dukje se vendi nuk kishte qasje në det dhe për këtë arsye nuk mund të siguronte importe të gazit me anije.