TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka përshkruar sulmin SHBA-Izrael ndaj Iranit si një “devijim të vogël” që Amerika duhej të bënte.
Gjatë një eventi në Las Vegas, presidenti amerikan mbrojti veprimet e tij në ekonomi që nga marrja e detyrës në janar 2025.
Ai siguroi se ekonomia po ecën shumë mirë, “pavarësisht një devijimi të vogël drejt këtij vendi të mrekullueshëm të quajtur Iran, të cilin na u desh ta bënim, sepse përndryshe mund të ndodhnin gjëra shumë të këqija, vërtet të këqija”, tha ai.
Ai iu referua pajisjes me armë bërthamore nga Irani, diçka që Teherani e ka mohuar për dekada të tëra.
Një sondazh i Ipsos me më shumë se 1,000 amerikanë të kryer nga 10-12 prill zbuloi se 51% e të anketuarve thanë se veprimi ushtarak kundër Iranit “nuk ia vlente “, duke pasur parasysh kostot. Vetëm 24% thanë të kundërtën.