BOTA, 9 Maj 2026, 10:22

Trump kërcënon Iranin: Mund të rikthejmë operacionin “Projekti Liria Plus” në Hormuz nëse nuk arrihet marrëveshja

Trump kërcënon Iranin: Mund të rikthejmë operacionin

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të premten se Washingtoni mund të përshkallëzojë praninë e tij ushtarake në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk finalizohet një marrëveshje me Iranin, duke kërcënuar me rikthimin dhe zgjerimin e operacionit të pezulluar “Projekti Liria”

“Do të ndjekim një rrugë tjetër nëse gjithçka nuk nënshkruhet dhe përmbyllet”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Mund të rikthehemi te Projekti Liria nëse gjërat nuk ndodhin”, tha ai. “Do të jetë Projekti Liria Plus, që do të thotë Projekti Liria plus gjëra të tjera”, pa dhënë detaje mbi masat shtesë që do të përfshinte operacioni i zgjeruar.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA0ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt, duke nxitur kundërpërgjigje nga Teherani ndaj Izraelit dhe aleatëve amerikanë në Gjirin Persik, si dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit, por bisedimet në Islamabad nuk prodhuan një marrëveshje afatgjatë. Armëpushimi më pas u zgjat nga Trump pa një afat të caktuar.