TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot operacione të mëdha luftarake kundër Iranit, me sulme masive të përbashkëta SHBA-Izrael që synonin vendet ushtarake, qeveritare dhe të infrastrukturës, raportoi “abc news”.
“Irani sapo na ka informuar se ndodhet në një gjendje kolapsi. Ata po i kërkojnë SHBA-së të heqë bllokadën në Ngushticën e Hormuzit, sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përpiqen të zgjidhin situatën e tyre të udhëheqjes – gjë që besoj se do të arrijnë ta bëjnë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkroi Trump ne “Truth Social”.
Pas njoftimit për një armëpushim dyjavor, bisedimet fillestare SHBA-Iran në Pakistan në fillim të këtij muaji – dështuan në arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
Më vonë, Trump njoftoi zgjatjen pa afat të armëpushimit dhe vazhdimin e bllokadës – derisa propozimi i Iranit të paraqitej dhe diskutimet të përfundonin, në një mënyrë ose në një tjetër.