TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hedhur poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran. Netanyahu sygjeroi javën e kaluar, që t'u bëhej thirrje publike qytetarëve iranianë që të dalin në rrugë dhe të protestojnë kundër qeverisë së tyre.
Sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një burimi izraelit të cituar nga Axios, Trump gjykoi se një thirrje e tillë mund të rezultojë veçanërisht e rrezikshme. Sipas një zyrtari me njohuri për bisedën, presidenti amerikan vlerësoi se një nxitje publike për protesta mund të çojë në një goditje të dhunshme nga autoritetet iraniane, duke vënë në dukje rrezikun e viktimave midis protestuesve:
"Pse dreqin duhet t'u themi njerëzve të dalin në rrugë kur ata thjesht do të korreshin", thuhet se i tha Trump Netanyahu gjatë bisedës së tyre telefonike.
Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli duket se bien dakord për shumicën e qëllimeve ushtarake të konfliktit, ata ndryshojnë në çështjen e ndryshimit të regjimit në Iran dhe nivelin e paqëndrueshmërisë që mund të rezultojë nga një zhvillim i tillë.
Mediat shkruajnë se krijimi i kushteve që mund të çojnë në një kryengritje popullore është një nga qëllimet kryesore të Tel Avivit, ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se Trump e trajton ndryshimin e regjimit si një rezultat dytësor dhe jo si një qëllim parësor.
Javën e kaluar, operacionet izraelite shënjestruan anëtarë të rangut të lartë të aparatit të sigurisë iraniane, duke përfshirë Ali Larijani, kreun e sigurisë kombëtare, dhe Golamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, e cila konsiderohet përgjegjëse për shtypjen e protestave. Sipas zyrtarëve izraelitë, këto operacione ishin të lidhura me një përpjekje për të dobësuar aftësinë e udhëheqjes iraniane për t'u marrë me mobilizimet e mundshme të qytetarëve.
Më vonë, gjatë një komunikimi me Trump, Netanyahu thuhet se pretendoi se regjimi iranian ishte në një gjendje destabilizimi dhe se kishte një mundësi për të intensifikuar presionin. Ai madje propozoi një apel të përbashkët publik për popullin iranian për mobilizime.