BOTA, 12 Maj 2026, 22:53

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë pranë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë

Donald Trump deklaroi sot se beson që fundi i luftës në Ukrainë është shumë pranë, pasi sipas tij, Moska dhe Kievi do të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit.

“Besoj vërtet se fundi i luftës në Ukrainë po afron shumë”, u shpreh Trump para gazetarëve gjatë largimit nga Shtëpia e Bardhë për udhëtimin e tij drejt Kinës.

Një vlerësim të ngjashëm kishte bërë edhe presidenti rus Vladimir Putin të shtunën.

“Besoj se po i vjen fundi”, kishte deklaruar ai para gazetarëve, duke iu referuar luftës në Ukrainë.