BOTA, 22 Prill 2026, 21:41

Trump: Bisedimet me Iranin mund të fillojnë në ditët e ardhshme

Trump: Bisedimet me Iranin mund të fillojnë në ditët e

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se bisedimet me Iranin janë të mundshme në ditët e ardhshme. Sipas mediave, një raund i dytë i bisedimeve të paqes me Iranin mund të fillojë deri të premten.

Zyrtarët pakistanezë  thanë se bisedimet mund të jenë të mundshme brenda 36 deri në 72 orëve të ardhshme. Dje, Trump njoftoi se do të zgjasë armëpushimin me Iranin, që do të skadojë të mërkurën në mbrëmje, për t'i dhënë regjimit më shumë kohë për të krijuar një propozim të unifikuar, në mënyrë që t'i jap fund luftës.