TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur përfundimin e armiqësive me Iran në një letër dërguar Kongresit, në një moment kur skadon një afat kyç ligjor lidhur me konfliktin.
Sipas letrës së firmosur nga Trump, që prej fillimit të armëpushimit më 7 prill nuk ka pasur luftime mes forcave amerikane dhe atyre iraniane.
“Armiqësitë që nisën më 28 shkurt 2026 kanë përfunduar”, thuhet në dokument.
Deklarata e presidentit Trump merr rëndësi të veçantë pasi përfundon afati 60-ditor i parashikuar nga “War Powers Resolution”, gjatë të cilit një president amerikan mund të zhvillojë operacione ushtarake pa miratimin e Kongresit.
Në letrën drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, presidenti Trump paralajmëron se rreziqet vazhdojnë pavarësisht ndërprerjes së luftimeve. “Pavarësisht suksesit të operacioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër regjimit iranian dhe përpjekjeve për një paqe të qëndrueshme, kërcënimi nga Irani ndaj SHBA-së dhe forcave tona të armatosura mbetet i konsiderueshëm”, thuhet në letër.
Dokumenti shton se Departamenti i Mbrojtjes do të vazhdojë të rregullojë dislokimin e trupave në vende të përzgjedhura të rajonit, sipas nevojës, për të përballuar kërcënimet nga Irani dhe për të “mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre”.
Trump theksoi gjithashtu se do të vazhdojë të informojë Kongresin në përputhje me kërkesat ligjore. se nuk do të kërkojë miratim nga Kongresi pr vazhdimin e konfliktit, i cili është bërë gjithnjë e më pak popullor në opinionin publik amerikan.
Sipas ligjit të vitit 1973, një president duhet të marrë autorizim pas 60 ditësh ose të nisë tërheqjen e forcave.
Presidentë të mëparshëm, përfshirë Bill Clinton dhe Barack Obama, janë mbështetur në interpretime ligjore për të shmangur kërkesën për miratim.