BOTA, 28 Nëntor 2025, 19:26

Tronditet Holanda! Dy vëllëzërit vrasin brutalisht motrën e tyre 18-vjeçare me urdhër të babit, zbuluan se kishte të dashur

Tronditet Holanda! Dy vëllëzërit vrasin brutalisht motrën e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë. Dy vëllezër me urdhër të babait, mbytën motrën e tyre 18-vjeçare në një kënetë. Kjo pasi pasi babai i tyre zbuloi se vajza e tij kishte një mardhënie romantike. Krimi i tmerrshëm ndodhi në Holandë dhe dy vëllezër u nxorën në gjyq, ndërsa babai i tyre un arratis në Siri. Khaled i cili iku në Siri, do të gjykohet në mungesë, ndërsa vëllezërit Mohammed, 23 vjeç, dhe Muhannad, 25 vjeç u ulën në bankën e të akuzuarve.

Mediat e huaja shkruajnë se 18-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e familjes së saj në Jura, Holandë. Gjashtë ditë më vonë, ajo u gjet e vdekur në një kënetë në Lelystad, ku ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte vënë goja, duart e lidhura pas shpine dhe kyçet e këmbëve të lidhura me shirit ngjitës. Ekspertët mjeko-ligjorë gjetën ADN-në që i përkiste babait të saj në thonjtë e saj, duke sugjeruar se ajo kishte rezistuar. 

Prokurorët thonë se 18-vjeçarja u vra sepse kishte të dashur dhe u soll në një mënyrë që familja e saj e konsideronte perëndimore dhe e kanë regjistruar atë si një krim nderi. Vëllezërit e saj, këmbëngulin se vrasja është kryer nga babai i tyre. Babai që iku në Siri thuhet se i dërgoi dy email-e gazetës holandeze De Telegraaf, duke marrë përgjegjësinë e plotë dhe duke i deklaruar djemtë e tij të pafajshëm. Megjithatë, prokurorët e hodhën poshtë pretendimin e tij, duke këmbëngulur se ai vetë i urdhëroi djemtë e tij të rrëmbenin dhe të vrisnin Ryanin.

Vlen të përmendet se 18-vjeçarja ishte nën mbrojtje policore, e cila iu ndërpre para vrasjes së saj, pa sqaruar arsyet që i çuan autoritetet në këtë vendim. Khaled është fshehur në Sirinë veriore dhe është rimartuar. Ministria holandeze e Drejtësisë thotë se nuk ka asnjë mënyrë për ta sjellë atë përsëri, duke shpjeguar: "Aktualisht nuk ka mundësi për bashkëpunim kriminal me Sirinë, pasi autoritetet penale të kërkuara për një bashkëpunim të tillë nuk janë funksionale në vend". Avokatët e vëllezërve kanë kërkuar lirimin e tyre para gjyqit, por gjykatësi ka urdhëruar që ata të qëndrojnë në burg.