BOTA, 5 Dhjetor 2025, 17:14

Tronditëse, momenti kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist në brigjet e Portugalisë!

Tronditëse, momenti kur vala gjigante e dallgëve përpin në

Një ngjarje dramatike ka ndodhur në brigjet e Portugalisë, teksa një sërfist brazilian ka përjetuar ndoshta momentin më të keq të jetës në aventurën e tij.

Edhe pse profesionist në këtë sport, 58-vjeçari Carlos Burlet duket se “ka lindur me këmishë”.

Ai po bënte surf në Nazaré të Portugalisë, kur një valë gjigante e ‘gëlltiti’ në pak sekonda pas përndjekjes në det të hapur.

Videoja është tronditëse dhe bëri shumë shpejt xhiron e rrjetit. Shpëtimtarët më në fund arritën ta shpëtonin nga mbytja e sigurt.

Nazaré është bregu më i rrezikshëm në botë për sërfistët, pasi ka dallgë të forta dhe të rrezikshme. Bourlet tani është jashtë rrezikut, por episodi mbetet një paralajmërim për gjithë të tjerët.