BOTA, 5 Maj 2026, 19:15

Triller në Kretë, 54-vjeçari vret me armë njeriun që i aksidentoi për vdekje të birin dhe dorëzohet!

Triller në Kretë, 54-vjeçari vret me armë njeriun që

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot (5 maj) në Kretë të Greqisë.

Një i ri u qëllua për vdekje në Gazi të Heraklionit, kurse autori 54-vjeçar u dorëzua pas sulmit.

Raportet tregojnë se një baba që kishte humbur djalin e tij në një aksident me makinë qëlloi dhe vrau të riun 20-vjeçar, që ai besonte se ishte përgjegjës për aksidentin.

Në aksidentin rrugor që ndodhi tre vjet më parë, djali i 54-vjeçarit ndodhej në sediljen e pasagjerit të makinës që drejtohej nga 20-vjeçari.

Autori i krimit e mbajti 20-vjeçarin përgjegjës për vdekjen e të birit dhe sot e qëlloi katër herë duke e vrarë në mes të rrugës, informon “Protothema”.

Në fakt, 54-vjeçari dyshohet se e ka përplasur qëllimisht automjetin e 20-vjeçarit me qëllim që ta neutralizojë dhe më pas qëllojë atë me armë.

Autori 54-vjeçar u vetëdorëzua në Stacionin e Policisë së Malevizit, duke dorëzuar edhe armën e krimit.