BOTA, 10 Janar 2026, 10:41

"Tregoni respekt!"/ SHBA-ja kërcënoi ta marrë Groenlandën me forcë, partitë politike të ishullit reagojnë njëzëri

"Tregoni respekt!"/ SHBA-ja kërcënoi ta marrë

Partitë politike të Groenlandës shfaqën një qëndrim të përbashkët në përgjigje të pretendimeve të presidentit të SHBA‑s, Donald Trump, për ishullin e madh arktik.

Në një deklaratë të nënshkruar nga pesë parti në parlamentin groenlandez, u theksua se të ardhmen e vendit duhet ta vendosë vetë populli i Groenlandës, jo Shtetet e Bashkuara, raporton france24.

Partitë i kërkuan SHBA‑ve që të ndalojnë qasjen e tyre të “mungesës së respektit” ndaj tokës groenlandeze, duke insistuar se Groenlanda nuk është për “blerje” apo sundim të huaj.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ripërsëritur pretendimet rreth Groenlandës, duke thënë se SHBA-ja duhet të veprojë për të parandaluar që Kina apo Rusia të marrin kontrollin e këtij territori strategjik.

Ai deklaroi se synon të arrijë këtë qëllim “në një mënyrë më të lehtë”, por shtoi se nëse nuk arrijnë kështu, do ta bëjnë “në një mënyrë më të vështirë”.

Fjala e tij ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, pasi ai nuk ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake apo presionit ekonomik për të arritur objektivin e tij.

Groenlanda është një territor me rreth 57 mijë banorë dhe është nën sovranitetin e Danimarkës, një aleat i NATO‑s, e cila ka hedhur poshtë këto pretendime.