BOTA, 4 Janar 2026, 11:49

Tragjedia në resortin e skive në Zvicër/ Identifikohen trupat e 16 viktimave të tjera, më e reja 14 vjeçe

Tragjedia në resortin e skive në Zvicër/ Identifikohen trupat e

Tragjedia në Zvicër. Janë identifikuar trupat e 16 viktimave të tjerë pas një zjarri që ra në një club në resortin zviceran të skive Crans-Montana.

Sipas BBC, viktima më e re është një vajzë zvicerane 14 vjeç, ndërsa nëntë të tjerë ishin nën 18 vjeç. Grupi përfshin persona me kombësi zvicerane, italiane, rumune, turke dhe franceze, tha policia.

Numri i personave të identifikuar që janë vrarë si pasojë e zjarrit ka shkuar në 24, thanë autoritetet në një deklaratë.

Sipas autoriteteve zvicerane, viktimat përfshijnë katër gra zvicerane dhe gjashtë burra zviceranë të moshës midis 14 dhe 31 vjeç. Lista e të vdekurve përfshin gjithashtu dy italianë 16-vjeçarë, një 16-vjeçar me shtetësi të dyfishtë italiane dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, një rumun 18-vjeçar, një francez 39-vjeçar dhe një turk 18-vjeçar.

Hetimet e autoriteteve po vazhdojnë si për rrethanat në të cilat shpërtheu zjarri, ashtu edhe për identifikimin e plotë të të gjitha viktimave.