BOTA, 2 Janar 2026, 20:52

Tragjedia me 47 viktima në lokalin në Crans-Montana, BE: Ndihmë për Zvicrën nga 21 vende evropiane

Tragjedia me 47 viktima në lokalin në Crans-Montana, BE: Ndihmë

Në përgjigje të kërkesës së Zvicrës përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së për Crans-Montana, deri tani 24 pacientë janë transportuar në spitale në Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Itali.

Këtë e njofton Komisioni Evropian. Franca, Italia, Luksemburgu, Rumania dhe Zvicra kanë garantuar logjistikën e transportit mjekësor. Ekipet për vlerësimin e djegieve nga Franca dhe Italia po mbështesin spitalet zvicerane në kantonin e Valais-it dhe në Lozanë, duke ofruar ekspertizë shumë të specializuar në trajtimin e djegieve.

Deri tani, 21 vende kanë ofruar ndihmë: 18 për trajtim, 9 për transport dhe 6 për ekspertë. 

Shpërthimi që vrau dhjetëra njerëz dhe plagosi të paktën 100 të tjerë mund të jetë shkaktuar nga një fishekzjarre mbi një shishe shampanje.

Besohet se zjarri është ndezur nga një fishekazjarre ditëlindjeje e cilashkaktoi zjarrin ne materialin prej gome të tavanit, i cili shërbente për zvogëlimin e zhurmave akustike.