BOTA, 9 Maj 2026, 22:40

Tragjedi në pistën e Aeroportit të Denverit! Avioni godet për vdekje një person gjatë nisjes

Tragjedi në pistën e Aeroportit të Denverit! Avioni godet

Një aeroplan i Frontier Airlines goditi për vdekje një person në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Denverit në SHBA të premten vonë në mbrëmje, duke i detyruar pilotët të ndërpresin ngritjen dhe duke shkaktuar një evakuim emergjent të aeroplanit.

Mësohet nga mediat e huaja se, incidenti i pabesueshëm po hetohet nga autoritetet lokale, pasi nuk dihet se si një person përfundoi në pistën e aeroportit. Incidenti ndodhi afërsisht në orën 23:19 kur Frontier Flight 4345, një Airbus A321 me destinacion Los Angeles, po përpiqej të ngrihej nga Denveri me 224 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord, sipas një deklarate nga kompania.

Personi në pistë u përfshi pjesërisht nga një prej motorëve të aeroplanit, duke shkaktuar një zjarr të vogël në motor që zjarrfikësit e shuan më vonë. Një zyrtar i tha ABC News se u raportua edhe tym brenda kabinës. Frenimi i papritur i aeroplanit rezultoi në lëndime të lehta për 12 pasagjerë.