TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijnë raportet e para për viktimat civile pas sulmeve ajrore të gjera amerikano-izraelite në territorin e Iranit.
Sipas mediave shtetërore iraniane, në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një shkolle fillore në jug të vendit janë vrarë 40 nxënëse.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA njoftoi se një raketë izraelite goditi një shkollë fillore për vajza në qytetin Minab, në provincën Hormozgan në jug të Iranit, shkruan skynews.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, objektivi i sulmit ishte shkolla "Shajereh Taybeh". Në kohën e goditjes, në turnin e mëngjesit po merrnin mësim rreth 170 vajza nxënëse.
The Epstein regime has murdered 24 girls at their elementary school in Minab city. pic.twitter.com/oYg4Fm3MVq
— Seyed Mohammad Marandi (@s_m_marandi) February 28, 2026
Mediat iraniane thonë se shkolla ishte goditur direkt nga sulmi. Ekipet e shpëtimit ishin në terren, duke punuar për të larguar rrënojat dhe për të ofruar ndihmë atyre që mbijetuan.
Gjithashtu raportohet se 48 nxënëse janë lënduar dhe se po marrin trajtim mjekësor në sptaile.
Izraeli në bashkëpunim me SHBA-në ka nisur sulmet ajrore ndaj Iranit.
At least 50 schoolgirls were killed when an Israeli strike hit a school in Minab, in Iran’s southern Hormozgan province, according to local reports.
— Ahmed Eldin | احمد الدين (@ASE) February 28, 2026
Israel is murdering children with full impunity. pic.twitter.com/4WgNbRCNzi