BOTA, 31 Mars 2026, 20:35

Tragjedi në Haiti/ Një bandë terroriste vret më shumë se 70 persona, qindra banorë braktisin vendin pas sulmeve

Tragjedi në Haiti/ Një bandë terroriste vret më shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Haiti, ku më shumë se 70 persona kanë humbur jetën. Një bandë terroriste, e cila kryen vazhdimisht sulme të dhunshme vrau mbi 70 persona.

"Të paktën 70 të vdekur në sulme të dhunshme dhe të koordinuara në disa vende në Petit Riviera, Artibonit. Kjo jo dhunë e verbër është një tjetër kujtesë e nevojës urgjente për mbështetje të shtuar në Haiti për të luftuar plagën e bandave dhe rrjeteve që i mbështesin ato", tha Carlos Ruiz Massier në një postim në platformën X.

Sipas autoriteteve lokale, anëtarët e bandës "Gran Grif" nisën një sulm në lagjen Jean Denis rreth orës 3 të mëngjesit, duke i vënë zjarrin shtëpive dhe duke përhapur vdekjen. Mediat shkruajnë se pas këtij sulmi, shumë banorë të Petit Rivière u larguan nga shtëpitë e tyre për t'u arratisur.

Një raport i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i publikuar javën e kaluar, tha se dhuna e bandave dhe operacionet për të luftuar krimin e organizuar në Haiti shkaktuan më shumë se 5 mijë vdekje midis marsit 2025 dhe mesit të janarit.

Haiti, vendi më i varfër në hemisferën perëndimore të Amerikës është përballur për vite me radhë nga dhuna bandat kriminale, të cilat kryejnë vrasje, përdhunime, plaçkitje dhe rrëmbime.