BOTA, 5 Nëntor 2025, 21:08

Tragjedi në Gjermani/ Një grua dhe dy fëmijët e saj gjenden të vdekur në një apartament në Stuttgart

Tragjedi në Gjermani/ Një grua dhe dy fëmijët e saj gjenden

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stuttgart të Gjermanisë.

Sipas mediave gjermane, policia ka gjetur tre trupa në një pallat apartamentesh në lagjen Feuerbach.

Po sipas tyre, trupat e gruas dhe dy fëmijëve të saj u zbuluan në një apartament në mesditë, tha policia.

Tragjedi në Gjermani/ Një grua dhe dy fëmijët e saj gjenden

"Për momentin, nuk ka asnjë indikacion për përfshirje të personave të tjerë", deklaruan hetuesit.

Në një deklaratë të lëshuar këtë pasdite, policia e Stuttgartit tha se oficerët kishin fituar qasje në apartament "për shkak të dyshimit për një situatë të dyshimtë".

Departamenti i hetimit penal ka filluar që atëherë hetimin e tij për rrethanat e vdekjes.

Rrethanat e vdekjeve janë ende të paqarta ndërsa hetuesit po punojnë tani për të përcaktuar se si vdiqën tre personat.

Tragjedi në Gjermani/ Një grua dhe dy fëmijët e saj gjenden