BOTA, 10 Prill 2026, 19:16

Telashe të reja, organizata e bamirësisë ngre padi ndaj Princit Harry

Telashe të reja, organizata e bamirësisë ngre padi ndaj Princit

Një organizatë bamirëse e bashkëthemeluar nga Prince Harry ka ngritur padi ndaj tij për shpifje, sipas BBC.

Bëhet fjalë për Sentebale, e cila mbështet të rinjtë në Afrikë dhe që rezulton në regjistrat gjyqësorë si paditëse në një çështje të depozituar më 24 mars.

Deri më tani, përfaqësuesit e Princit Harry dhe të organizatës nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me padinë.

Princi Harry ishte larguar nga organizata vitin e kaluar, pas një përplasjeje të ashpër lidhur me mënyrën e menaxhimit të saj.