TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Thellohet bilanci i tragjedisë pas zjarrit masiv në tetë rrokaqiejtë e Hong Kongut, në Kinë.
Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 279 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që përfshiu gradaçelat që strehojnë mijëra apartamente në lagjen Tai Po të Hong Kongut.
29 persona u plagosën, shtatë prej të cilëve në gjendje kritike. Numri i mëparshëm i të vdekurve ishte 13 dhe 16 të plagosur, por informacionet e fundit sipas autoriteteve janë vërtetë tronditëse.
Fire engulfs a residential building in Hong Kong https://t.co/0l1qX2uth2
— Reuters (@Reuters) November 26, 2025
Flakët ende po digjen nëpër skelat prej bambuje në ndërtesa, raportuan mediat lokale, kurse pamjet e flakëve bënë edhe xhiron e rrjetit shumë shpejt.
128 automjete zjarrfikëse, 57 ambulanca, 767 zjarrfikës dhe 400 oficerë policie janë përfshirë në operacionin e shuarjes së zjarrit.
Në të njëjtën kohë, më shumë se 700 persona janë transferuar në pesë strehimore të hapura nga zyra lokale e zonës Tai Po.
Hong Kong Fire Kills 13, Injures 28
A fire broke out in Hong Lok Court,Tai Po, Hong Kong, and the severity level has been raised to five. So far, the fire has resulted in 13 deaths and 28 injuries.
Firefighters are making all-out efforts to extinguish the blaze.#HongKongFire pic.twitter.com/nrkuqQ9WQ0— Bi Xia(互关) (@zhi1923) November 26, 2025