BOTA, 6 Janar 2024, 17:49

Thellohet bilanci nga tërmeti në Japoni! Shkon në 126 numri i të vdekurve, 210 të zhdukur

Thellohet bilanci nga tërmeti në Japoni! Shkon në 126 numri i

Shkon në 126 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.5 ballë i shkallës Rihter që goditi rajonin Ishikawa, në perëndim të ishullit qendror të Honshu, natën e Vitit të Ri në Japoni.

Në bilancin e orëve të fundit autoritetet lokale bëjnë me dije se 210 persona vijojnë të jenë ende të zhdukur.

Mijëra shpëtimtarë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, parashikimeve për reshje të afërta bore dhe përballjen me rrëshqitje të herëpashershme dheu. Numri i mëparshëm ishte 110 të vdekur.