TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sipas asaj që shkruan “The New York Times”, duke cituar zyrtarë me dijeni mbi çështjen, agjentë nga shërbimet sekrete iraniane nuk e kanë përjashtuar mundësinë e bisedimeve me SHBA-në përmes CIA-s.
Oferta thuhet se është bërë përmes një shërbimi informativ të Iranit, emri i të cilit nuk është bërë publik. Gazeta amerikane citon zyrtarë nga Lindja e Mesme dhe nga një shtet perëndimor, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti.
Një burim nga Ministria iraniane e Inteligjencës e hodhi poshtë raportimin si “gënjeshtra absolute dhe luftë psikologjike në mes të konfliktit”, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim News Agency.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë dhe CIA nuk kanë dhënë ende koment lidhur me raportimet.
Zyrtarë në Uashington shfaqen skeptikë nëse Irani apo administrata e Donald Trump janë realisht të gatshëm për një “dalje nga kriza”, të paktën në afat të shkurtër, thekson artikulli.
Ndërkohë, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë përjashtoi dje çdo mundësi negociatash në këtë fazë me Uashingtonin, vetëm pak ditë pasi SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën sulme të përbashkëta kundër vendit të tij.
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi dje se Teherani kërkon bisedime, por shtoi se është shumë vonë, ndërsa SHBA-ja vijon operacionet ushtarake kundër Iranit.