BOTA, 3 Janar 2024, 16:20

Terror në vitin e ri teksa 100 vetë vriten nga shpërthimet në ceremoninë në Iran

Terror në vitin e ri teksa 100 vetë vriten nga shpërthimet

Një masakër me të paktën 103 të vdekur dhe më shumë të plagosur është raportuar sot nga Irani në ceremoninë e kujtimit vrasjes së komandantit ushtarak Qassem Soleimani në 2020. Një shpërthim i parë në ceremoni u ndoq shpejt nga një i dytë në qytetin juglindor të Kerman ku qindra njerëz ishin mbledhur për të kujtuar katër-vjetorin e vdekjes së ushtarakut të lartë Soleimani në një sulm të SHBA në Irak.

Video të vrazhda nga vendngjarja tregonin viktimat e përgjakura të shtrirë përtokë dhe të tjerë që tentonin të ngriheshin në këmbë pas shpërthimeve pranë xhamisë Saheb al-Zaman, ku Soleimani është varrosur. Autoritetet thanë se akti është një sulm terrorist.

Në pamje shihej tymi që ngrihej në qiell teksa mijëra njerëz rreth xhamisë ulërinin me tmerr.