TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan bëri një kërcënim indirekt ndaj Iranit, duke paralajmëruar se vendi i tij nuk ishte pre e lehtë dhe duke e quajtur Teheranin një armik. Kjo në një ndryshim nga mënyra se si Emiratet e Bashkuara Arabe tradicionalisht e kanë përshkruar marrëdhëniet e tyre me fqinjin e saj të Gjirit.
"Emiratet e Bashkuara Arabe janë të bukura, Emiratet e Bashkuara Arabe janë një model, por unë ju them, mos u mashtroni prej saj.Dora e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të arrijë larg dhe është e fortë, mishi i saj është i hidhur dhe ne nuk jemi pre e lehtë." tha ai.
Mediat shkruajnë se komentet e presidentit, të parat e tij që nga fillimi i kësaj lufte, u transmetuan menjëherë pas aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Emirateve për të kundërshtuar kërcënimin raketor. Kjo pavarësisht se më herët presidenti iranian kishte lënë të kuptohej se sulmet në të gjithë rajonin e Gjirit do të ndalonin.
"Ne po përmbushim detyrën tonë ndaj vendit tonë, popullit tonë dhe atyre që jetojnë mes nesh. Zoti i mbrojtë Emiratet e Bashkuara Arabe, mbrojtëftë njerëzit e saj dhe të gjithë ata në të dhe i bekoftë ata me siguri dhe mbrojtj. Ju premtoj se ajo që po vjen do të na tregojë edhe më të fortë." shtoi Mohammed bin Zayed Al Nahyan.