TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia ka vendosur anije të marinës për të shoqëruar një anije cisternë nafte që po ndiqet nga forcat amerikane përtej Atlantikut, raportoi CBS News, partneri mediatik i BBC-së në SHBA.
Sipas mediave të huaja, anija e cila historikisht ka transportuar naftë bruto venezueliane, por që raporton se momentalisht nuk po transporton asgjë, ndodhet aktualisht midis Islandës dhe Ishujve Britanikë.
‘Bella 1’ është akuzuar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe transportim të naftës iraniane. Që atëherë, anija e ka ndryshuar emrin në ‘Marinera’ dhe thuhet se ka ndërruar flamurin nga një anije gujaneze në një anije ruse.
Presidenti Donald Trump tha muajin e kaluar se po urdhëronte një “bllokadë” të cisternave të naftës të sanksionuara që hynin dhe dilnin nga Venezuela, një veprim që qeveria atje e përshkroi si “vjedhje”.
Dy zyrtarë amerikanë i kanë konfirmuar CBS se Rusia ka dërguar një nëndetëse dhe anije të tjera të marinës për të shoqëruar tankerin.
Rusia thotë se po “monitoron me shqetësim” situatën rreth anijes.