TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

CAF i çuditi të gjithë dje në mbrëmje, pasi vendosi që Maroku të fitonte finalen ndaj Senegalit në tavolinë. Këto të fundit braktisën për disa minuta finalen e Kupës së Afrikës për Kombe, ndërsa u kthyen më pas në fushë dhe e fituan.
Federata vendosi që Maroku të fitonte 3 me 0 në tavolinë, duke dënuar rëndë Senegalin pas dy muajve. Senegali ndërkohë do e apelojë këtë vendim.
Qeveria atje po ashtu bën thirrje sot për një hetim. Atje kërkojnë që të investigohet, pasi mendojnë se CAF është përfshirë në korrupsion, për të ndryshuar fatin e finales.
Ky rast në Afrikë i ka tronditur të gjithë. Maroku më parë e kishte kërkuar fitoren në tavolinë, megjithatë vendimi i Konfederatës Afrikane të Futbollit pas dy muajve ka prodhuar mjaft tension.