BOTA, 4 Janar 2024, 17:21

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA,

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shkollë të mesme në Iowa të SHBA-së. Raportohet se si pasojë e të shtënave ka disa të lënduar, ndonëse numri i saktë nuk dihet ende dhe autoritetet nuk e kanë konfirmuar.

Qindra shërbime emergjente në vendngjarje, e cila është 25 milje në veriperëndim të Des Moines. Ambulanca, njësi të shumta policie, helikopterë të ambulancës ajrore dhe zjarrfikës mbërritën në shkollë menjehërë pas të shtënave.

Zyra e Sherifit të Qarkut Dallas konfirmoi hetimin e të shtënave, por tha se nuk ka asnjë informacion tjetër nuk ka në dispozicion për momentin, raporton Daily Mail.

Sot është dita e parë pas pushimit dimëror për 1785 nxënësit që studiojnë në Distriktin Shkollor të Komunitetit Perry. Shkolla e mesme aktualisht është e mbyllur. Dëshmitarët në vendngjarje raportuan se kishin parë studentë që qanin duke u ribashkuar me prindërit pranë hyrjes së shkollës së mesme.

Të lënduarit u transportuan në Qendrën Mjekësore MercyOne Des Moines, konfirmoi një zëdhënës i spitalit. Ende nuk dihet se sa është numri i tyre.