BOTA, 11 Mars 2024, 17:58

Të shtëna me armë në Arkansas, raportohet për tre të vdekur, disa të plagosur

Të shtëna me armë në Arkansas, raportohet për tre

Tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të dielën herët në mëngjes, kur të shtënat shpërthyen në një festë private në Arkansas të SHBA-ve. Oficerët gjetën viktima të shumta të qëlluara me armë zjarri kur mbërritën në vendngjarje pranë zonës në qendër të qytetit Jonesboro rreth orës 5 të mëngjesit, tha policia e Jonesboro në një postim në 'Facebook'.

Një burrë dhe një grua, për të cilët policia tha se ishin të njohur të agresorit, u vranë. Efektivët shtuan se edhe vrasësi ka vdekur. E plagosur ka mbetur edhe një grua tjetër, e cila ka qenë edhe e njohur e autorit.

Të plagosur janë tre persona të tjerë që nuk kishin lidhje me autorin. Një person i pestë u dërgua gjithashtu në spital me lëndime të marra nga të shtënat. Policia nuk ka thënë se çfarë mund të ketë çuar në të shtënat e nuk ka dhënë informacione mbi njerëzit që u dërguan në spital.