BOTA, 26 Dhjetor 2025, 18:49

Të paktën tre të vdekur në Kaliforni pas stuhive të rrëmbyeshme të shiut

 

Të paktën tre të vdekur në Kaliforni pas stuhive të

Pjesa më e madhe e Kalifornisë është përfshirë nga stuhitë e fuqishme dhe reshjet e mëdha të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu, sipas “CBS News”.

Deri mbrëmjen e Krishtlindjes, zyrtarët lokalë konfirmuan se tre të vdekur  si pasojë e motit të keq.

Stuhitë, të cilat pritet të vijojnë edhe sot, kanë sjellë rreth 27 centimetra shi në disa zona të Los Anxhelesit.

Kjo situatë ka detyruar autoritetet të mbyllin rrugët kryesore dhe të nisin evakuimet e banorëve.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli të mërkurën gjendjen e emergjencës në disa zona jugore të shtetit.

Ngjarjet tragjike u shënuan në zona të ndryshme. Në San Diego, një 64-vjeçar vdiq pasi u godit nga një pemë.

Në Redding, një 74-vjeçar vdiq brenda automjetit të tij që u përmbyt nga uji, pavarësisht përpjekjeve të policisë për ta shpëtuar.

Në Mendocino, një grua rreth të 70-ave vdiq në oqean pasi u përfshi nga një valë e fuqishme në bregdet.

Rreth 100 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike deri mbrëmjen e djeshme.

Shpejtësia e erës në disa zona i kaloi 160 kilometra në orë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Kryebashkiakja e Los Anxhelesit, Karen Bass, u bëri thirrje qytetarëve të tregonin kujdes maksimal.

Sipas “CBS News”, moti ekstrem u shkaktua nga disa “lumenj atmosferikë” – masa të mëdha lagështie që vijnë nga tropiku.

Situata u rëndua edhe më shumë në zonat që ishin djegur nga zjarret e janarit, pasi toka pa bimësi nuk arriti ta thithte ujin, duke shkaktuar rrëshqitje të tokës.