TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën 9,000 gra janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori. Kështu ka deklaruar të premten Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza. Në komunikatën për mediat thuhet gjithashtu se rreth 60,000 gra shtatzëna në Rripin e Gazës vuajnë nga “kequshqyerja, dehidratimi dhe mungesa e kujdesit të duhur shëndetësor”.
Ndërkohë rreth 5000 gra shtatzëna në Rripin e Gazës lindin çdo muaj në “kushte të vështira, të pasigurta dhe jo të shëndetshme”. Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRWA), e cila është agjencia kryesore e ndihmës në Gaza, postoi gjithashtu një deklaratë në “X”, duke thënë se mesatarisht 63 gra vriten çdo ditë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë në Gaza vazhdojnë të durojnë pasojat e kësaj lufte brutale”, thuhet në deklaratë. Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini tha se kërkohet më shumë punë për të mbështetur dhe mbrojtur gratë. “Një armëpushim i menjëhershëm është minimumi”, ka shkruar ai.