TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pas sulmeve të armatosura ndaj pesë fshatrave në rajonin Bandiagara, në qendër të Malit.
Sipas zyrtarëve lokalë, sulmet dyshohet se janë kryer nga grupe xhihadiste.
“Deri tani numërojmë 25 viktima dhe shumë të plagosur, mes tyre gra dhe fëmijë. Sulmuesit shkatërruan gjithçka, dogjën fshatra dhe vodhën bagëti”, deklaroi një zyrtar lokal për AFP, duke kërkuar të mbetet anonim.
Ai shtoi se që nga mëngjesi, familje të tëra kanë nisur të largohen nga zona, duke lënë pas gjithçka që kishin.