BOTA, 11 Tetor 2023, 21:26

Stoltenberg: Presim që Izraeli të përgjigjet në mënyrë proporcionale

Stoltenberg: Presim që Izraeli të përgjigjet në

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën se ndërsa Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet, ai pret që përgjigja ndaj sulmit të Hamasit në fundjavë të jetë proporcionale.

"Unë pres sigurisht që kur të shohim përgjigjet e Izraelit, ajo të jetë proporcionale dhe është e rëndësishme pasi ky konflikt duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm," tha Stoltenberg.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi të mërkurën se duhet të shmanget një përhapje e konfliktit në Izrael dhe se ai është i shqetësuar për sulmet e raportuara ndaj Izraelit nga Libani jugor.

"U bëj thirrje të gjitha palëve dhe atyre që kanë ndikim, që të shmangin çdo përshkallëzim dhe përhapje të mëtejshme," deklaroi Stoltenberg.

Deri më tani Izraeli ka konfirmuar mbi 1200 të vrarë dhe 2400 të plagosur.