BOTA, 18 Mars 2024, 11:31

Sot do të zhvillohen bisedimet e reja në Katar për një armëpushim në Gaza, Izraeli pritet t’i bëjë një propozim të ri Hamasit

Sot do të zhvillohen bisedimet e reja në Katar për një

Izraeli do t’i dërgojë Hamasit një propozim të ri armëpushimi përmes ndërmjetësve në Katar gjatë ditë së sotme, ka thënë një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters. 

Një delegacion i nivelit të lartë, i kryesuar nga shefi i Mossad-it, David Barnea, do të mbërrijë në Katar për më shumë bisedime, ku ata do të ofrojnë një armëpushim gjashtë-javor në këmbim të 40 pengjeve.

Kjo fazë e negociatave mund të zgjasë të paktën dy javë, sugjeroi zyrtari, duke pasur parasysh vështirësitë që delegatët e huaj të Hamasit ka të ngjarë të kenë në komunikimin me udhëheqjen e grupit në Gaza.