TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Venezuela nuk do të mbajë zgjedhje të reja brenda 30 ditëve të ardhshme, duke sinjalizuar një angazhim afatgjatë të Shteteve të Bashkuara në vend, vetëm dy ditë pas kapjes së presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga forcat amerikane.
Në një intervistë për NBC News, Trump tha se prioritet është stabilizimi i vendit përpara çdo procesi zgjedhor. “Duhet ta rregullojmë fillimisht vendin. Nuk mund të mbash zgjedhje. Nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të mund të votojnë,” u shpreh ai. “Jo, do të duhet një periudhë kohe” shtoi presidenti amerikan.
Trump la të kuptohet gjithashtu se SHBA-ja mund të subvencionojë një përpjekje të kompanive të naftës për rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Venezuelës, një projekt që sipas tij mund të zgjasë më pak se 18 muaj. “Mendoj se mund ta bëjmë në më pak kohë se kaq, por do të kushtojë shumë,” tha ai. “Do të duhet të shpenzohen shuma të jashtëzakonshme parash dhe kompanitë e naftës do t’i shpenzojnë, më pas do të rimbursohen nga ne ose përmes të ardhurave.”
Pavarësisht zhvillimeve, Trump këmbënguli se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Venezuelën. “Jo, nuk jemi,” tha ai. “Ne jemi në luftë me njerëzit që shesin drogë. Jemi në luftë me njerëzit që zbrazin burgjet e tyre në vendin tonë, që dërgojnë të varurit nga droga dhe pacientët e institucioneve mendore në vendin tonë.”