BOTA, 6 Janar 2026, 21:05

Situatë kritike në Romë, përmbyten lagjet pranë lumit Aniene

Situatë kritike në Romë, përmbyten lagjet pranë lumit

Që nga mëngjesi i sotëm, emergjencat e bashkisë së kryeqytetit italian janë në terren për të menaxhuar motin e keq, duke ofruar ndihmë për banorët për shkak të tejmbushjes së lumit Aniene.

DIsa rrugë të qytetit janë mbyllur përkohësisht për trafikun.

Sasia e shiut që ra në këto dy ditë ka tejkaluar sasinë e reshjeve të të gjithë muajve janar të viteve të mëparshme.

Komunat më të prekura janë e 4-ta, e 5-ta dhe e 6-ta”, thekson Giuseppe Napolitano, kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile të Romës.

“Nga pasditja e së dielës deri më sot, mund të them se e gjithë strukturat bashkiake dhe departamenti i zjarrfikësve po i rezistojnë kësaj periudhe të përkohshme me mot të keq’’, theksoi ai.

Kanalet e lumit Aniene në Romë, pranë Ponte Mammolo, janë të tejmbushura.

Lagjja e komunës së 4-të është përmbytur plotësisht ndërsa një pjesë e rrugës Alberini përfundoi nën ujë.