BOTA, 16 Nëntor 2025, 13:55

Shuhet muzikanti i njohur i rrymës “Country” në Amerikë, Todd Snyder vdiq në spital në moshën 59-vjeçare

Shuhet muzikanti i njohur i rrymës “Country” në

Shuhet një nga muzikantët dhe këngëtarët më të njohur të rrymës “Country” në Amerikë.

Todd Snyder, një nga kompozitorët më të rëndësishëm të muzikës country dhe folk amerikan, ka vdekur në moshën 59-vjeçare. Artisti ndërroi jetë të premten, më 14 nëntor.

Lajmi i trishtueshëm u njoftua në mediat sociale, disa javë pasi ai u shtrua në spital për shkak të “plagëve të rënda”, nga një sulm i dyshuar i dhunshëm.

Në një deklaratë të lëshuar nga miqtë dhe familja në llogarinë zyrtare të muzikantit në Instagram, ata thanë se ai  ishte diagnostikuar me pneumoni – pak para se të ndërronte jetë.

“Kemi disa lajme të trishtueshme për të ndarë. Pasi Todd u kthye në shtëpi për t’u shëruar javën e kaluar, ai filloi të përjetonte vështirësi në frymëmarrje dhe u shtrua në spital në Hendersonville, Tennessee. Mjekët na kanë informuar se ai vuante nga një rast i padiagnostikuar i pneumonisë atipike (pneumoni në këmbë). Gjendja e vëllait dhe djalit tonë të dashur është bërë më e komplikuar dhe që atëherë ai është transferuar për trajtim të mëtejshëm. Ekipi i tij mjekësor dhe ata që janë më të afërt me të janë pranë tij dhe bëjnë gjithçka që munden”, njoftoi familja me hidhërim.

I lindur në Oregon, Snyder u zhvendos në Nashville në vitet 1990 dhe e filloi karrierën e tij si një trubadur dhe e përshkroi veten si “shpirt i lirë” përpara se të bëhej praktikant me artistë të njohur si Jimmy Buffett dhe Billy Joe Shaver.

Albumi i tij i vitit 2004 “East Nashville Skyline” konsiderohet ende si një vepër themelore në formësimin e muzikës alt-country dhe asaj amerikane.