BOTA, 9 Janar 2026, 17:07

Shtëpia përfshihet nga flakët pas shpërthimit të bombolës së gazit, shuhet çifti i ri dhe djali i tyre 6 vjeç

Shtëpia përfshihet nga flakët pas shpërthimit të

Në agim të së enjtes, një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi ndodhi në Albstadt, në Gjermaninë jugore, duke shuar një familje me tre anëtarë.

Sipas mediave italiane si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën një çift i ri, 33 dhe 30 vjeç, dhe djali i tyre 6 vjeçar, me shtetasi italiane.

Autoritet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që sollën këtë tragjedi, ndërsa viktimat pritet që të nisen drejt familjes së tyre në Itali.