TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trupat tokësore nuk janë pjesë e planit për Iranin, por Donald Trump nuk po e përjashton këtë mundësi, përsëriti zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Donald Trump po vlerëson në mënyrë aktive rolin e Shteteve të Bashkuara në Iran pas luftës’’, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se “Irani nuk mund të na rezistojë”, ndërsa SHBA-ja sinjalizoi një zgjerim të fushatës ushtarake pas sulmeve të koordinuara me Izraelin që nga e shtuna.
“Qëndroj sot para jush me një mesazh të qartë për operacionin dhe përpjekjen e sigurisë. Amerika po fiton në mënyrë vendimtare, shkatërruese dhe pa mëshirë, nën komandën e drejtpërdrejtë të presidentit Trump”, tha Hegseth në një konferencë për media së bashku me kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit, gjeneralin Dan Caine.