BOTA, 8 Prill 2026, 18:09

Shtëpia e Bardhë kundërshton raportimet për planin me 10 pika të armëpushimit me Iranin: Nuk është korniza jonë e punës

Shtëpia e Bardhë kundërshton raportimet për planin me 10

Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar raportimet mbi përmbajtjen e planit të armëpushimit që po qarkullon në mediat ndërkombëtare.

Disa media kanë raportuar se propozimi iranian me 10 pika, i publikuar nga mediat shtetërore të Iranit, ndryshon nga ajo që në të vërtetë u është dorëzuar zyrtarëve amerikanë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e konfirmoi këtë, duke theksuar se “dokumenti që po raportohet nga mediat nuk është korniza e punës”.

“Nuk do të negociojmë publikisht, në respekt të procesit,” shtoi ai.

Një pyetje e dytë drejtuar Shtëpisë së Bardhë, nëse Libani përfshihet në marrëveshje,  mbeti pa përgjigje shkruan BBC.

Plani me 10 pika sipas mediave iraniane:

Irani pretendon se SHBA ka pranuar planin me 10 pika si bazë për negociata. Kushtet kryesore përfshijnë:

2-Kontrollin iranian mbi Ngushticën e Hormuzit

3-Njohjen e programit të pasurimit të uraniumit

4-Heqjen e të gjitha sanksioneve  primare

5- Heqjen e të gjitha sanksioneve  sekondare

6-Shfuqizimin e rezolutave të  Këshillit të Sigurimit të OKB-së

7- Ndërprerja e të gjitha vendimeve të Bordit

8-Pagesën e kompensimeve ndaj Iranit

9-Tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni

10-Ndërprerjen e luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin