TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar zgjatjen e armëpushimit me Iranin, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
Zëdhënësja Karoline Leavitt, gjatë një konference për mediat, mohoi kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se bëhet fjalë për raportime të pasakta.
“Pashë disa raportime, përsëri raportime të këqija. Pashë sikur kishim kërkuar zyrtarisht një zgjatje të armëpushimit. Kjo nuk është e vërtetë. Ne mbetemi shumë të angazhuar në këto negociata, në këto bisedime. Këtë javë dëgjuat nga nënkryetari JD Vance drejtpërdrejt dhe nga presidenti se këto biseda janë produktive dhe të vazhdueshme”, u shpreh ajo.
Megjithatë, Leavitt theksoi se SHBA-të vijojnë të jenë të përkushtuara ndaj procesit të negociatave dhe vlerësojnë progresin e arritur deri më tani.
E pyetur nga gazetarët nëse një raund i dytë i mundshëm bisedimesh me Iranin mund të zhvillohet në Islamabad, ajo u përgjigj se negociatat “ka shumë të ngjarë të zhvillohen në të njëjtin vend si herën e kaluar”.